Lidhur me «Aids Hilfe» në Bernë dhe ofertën e saj

«Aids Hilfe» në Bernë është në dispozicionin tuaj me këshillime dhe me vepra konkrete në rast se keni pyetje lidhur me seksualitetin dhe HIV-in. Njerëzit me HIV dhe rrethi i tyre i ngushtë (personal) gjejnë te ne përkrahje në të gjitha rrethanat jetësore. Profesionalistëve ju ofrojmë këshillime, dokumentacion dhe shkollime.

«Aids Hilfe» në Bernë është themeluar në vitin 1985 dhe është një organizatë profesionale e kantonit  rreth çështjes së HIV-it dhe seksualitetit, e njohur në kantonin e Bernës. Shoqata është në aspektin partiak dhe fetar e pavarur. «Aids Hilfe» në Bernë është një organizatë joqeveritare dhe jo profitabile.

Informacione dhe këshillime
Ju interesoheni për rreziqet e infektimit nga HIV-i dhe nga infeksionet e tjera që barten përmes rrugëve seksuale? A dëshironi ta bëni një test të HIV-it? Keni hyrë në një lidhje të re dhe keni pyetje lidhur me parandalimin (mbrojtjen nga infektimi) dhe seksualitetin? A keni fëmijë (vajza apo djem), të cilëve dëshironi t`i jepni informacione lidhur me pubertetin apo parandalimin (mbrojtjen nga infeksionet)? Ju jeni HIV-pozitiv dhe kërkoni një vend të besueshëm, ku mund të gjeni përkrahje dhe një person për të biseduar?

Ne ofrojmë informacione, këshillime dhe dokumentacion për këto tema:

  • HIV-i, sida dhe infeksionet e tjera bartëse përmes rrugëve seksuale, rreziqet e infektimit
  • Testin e HIV-it, testin e sifilizit
  • Seksualiteti
  • Situatat e rrezikshme: Ju keni pasur p.sh seks pa mbrojtje apo një derdhje sperme në gojë dhe dëshironi të këshilloheni.
  • Rregullat e seksit safer ( të mbrojtur)
  • Parandalimi (mbrojtja nga shtatzënia apo infeksionet) dhe planifikimi familjar
  • Kondomi, femidomi

Të gjitha bisedat zhvillohen në besim (sekret), falas dhe anonime. Ju nuk u kërkohet  ta tregoni emrin. Informacionet lidhur me ju nuk transmetohen pa lejen tuaj te organizatat e tjera.

Si mund të arrini deri te informacionet dhe këshillimi?

  • Këshillime përmes telefonit: 031 390 36 36. E hënë–e premte, 9 h–12 h dhe 14 h –17 h, e martë, 14 h–17 h
  • Përmes adresës elektronike This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
  • Këshillim personal: te «Aids Hilfe», më së miri pasi të jemi marrë vesh përmes telefonit

Këshillimet ofrohen në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht. Për gjuhet e tjera (si portugeze, spanjolle, turke, shqip, tigrin, somaleze, ahmarane dhe të tjera) do të angazhohen përkthyes ndërkulturorë.

A ju duhen broshura informative apo kondome / femidome?
«Aids Hilfe» në Bernë posedon një përzgjedhje të madhe të broshurave falas në shumë gjuhë, lidhur me të gjitha temat e seksualitetit. Ju mund të merrni te ne kondome/femidome në sasi të vogla.

Dëshironi të bëni një test anonim të HIV-it apo të sifilizit?
Kjo ofertë i ofrohet emigranteve dhe emigrantëve – posaçërisht azilkërkuesve dhe personave pa status qëndrimi të rregullt. Ne e bëjmë testin e HIV-it dhe/apo të sifilizit. “Aids Hilfe” ofron teste dhe këshillime në gjuhë të ndryshme (gjermanisht / frëngjisht / anglisht / italisht). Për gjuhë të tjera mund të angazhohen përkthyes/e ndërkulturor/e.

Shiko edhe: Oferta për testin (gjermanisht), oferta për testin (frëngjisht)

Ju jeni të atakuar nga HIV-i apo i qëndroni afër një personi që është HIV-pozitiv?
Këshillim personal dhe përkrahje për njerëzit që janë HIV-pozitiv dhe atyre që u qëndrojnë afër. Në këshillimet tona personale për njerëzit me HIV/sidë dhe atyre që u qëndrojnë afër do të gjejnë përgjigje në pyetjet e tyre lidhur me jetën me HIV, ecurinë e infeksionit, dëshirën për të pasur fëmijë, terapinë, seksualitetin dhe partneritetin apo për çështjet e drejtësisë si dhe të financave. Te «Aids Hilfe» mund të takoheni çdo muaj me njerëzit me HIV për një bisedë të hapur për jetën e tyre me këtë infeksion (gjuha gjermane). Ju jeni përzemërsisht të ftuar në këtë takim: «HIV-pos. Menschen treffen sich!»

Ne e çmojmë shumë mbajtjen e sekretit (besimin). Pa miratimin e personit të atakuar nuk transmetohen më tutje informacionet te organizatat e tjera.
Oferta jonë është e hapur për të gjithë njerëzit me HIV/sidë. Aspektet si prejardhja, statusi i qëndrimit, gjinia, orientimi seksual apo varësia nga droga nuk kanë rëndësi dhe do të trajtohen në besim.

Këshillimet i ofrojmë në gjermanisht / anglisht / frëngjisht. Në rast kërkese për gjuhët e tjera mund të angazhohet një përkthyes/e.

Po qe se dëshironi një këshillim personal na telefononi: 031 360 36 36.. Ne ju caktojmë me kënaqësi një termin.

Jeni duke punuar me emigrante dhe emigrantë apo jeni aktiv në një shoqatë kulturore?
Ne ofrojmë shkollime, këshillime profesionale dhe dokumentacion për ekspertët e angazhuar në lëmenjtë si: të azilit, integrimit, arsimit dhe atij social si dhe për personat ndërmjetësues të grupeve të emigrantëve.

Fachberatungen und Schulungen

Ne ju mbrojmë nga HIV-i dhe sëmundjet e tjera infektuese të bartura përmes rrugëve seksuale?
Luteni t`i lexoni fjalitë më të rëndësishme të theksuara – nëse ju përmbaheni atyre atëherë jeni mjaft të mbrojtur nga HIV-i dhe nga infeksionet e tjera të bartura përmes rrugëve seksuale !

SEKSI SAFER
Që të mund të mbroheni gjatë seksit nga një HIV infeksion, pra që të mund të mbroheni sigurt nga sida duhet të kihen parasysh gjërat vijuese:

  • Penetrimi gjatë marrëdhënies seksuale të bëhet vetëm me prezervativ të verifikuar.
  • Sipas nevojës, e posaçërisht gjatë marrëdhënieve seksuale anale të përdoret si shtesë një lubrifikant salikoni apo që tretet në ujë (mos të përdoret vaj apo krem).
  • Mos të futet në gojë dhe mos të gëlltitet sperma
  • Mos të futet gjaku i menstruacioneve në gojë dhe mos të gëlltitet.

SAFER USE (PËRDORIMI I MJETEVE MBROJTËSE)
Mbrojtja nga infeksionet e HIV-it apo hepatitit C gjatë marrjes së drogës me injeksion.

  • Çdo herë të përdorët një shiringë apo gjilpërë e re dhe sterile. Të mos shkëmbehen shiringat!
  • Të përdoren pajisjet individuale (luga, filtri, uji).

Informacione të tjera në gjuhen gjermane / frënge / italiane / angleze në faqen hyrëse të internetit të «Aids-Hilfe» Zvicër: www.aids.ch

Oferta të tjera për popullatën e emigrantëve:

Multicolore
Migration